Huthët sulmojnë aeroportin “Ben gurion” në Tel Aviv
- Rebelët huth të Jemenit mbrëmë kanë sulmuar aeroportin "Ben gurion" në Tel Aviv, duke ndaluar përkohësisht të gjitha fluturimet, njofton televizioni jemenas Al Masira.
- Post By Fami Bajrami
- 08:13, 14 maj, 2025
Sana, 14 maj 2025 (MIA) - Rebelët huth të Jemenit mbrëmë kanë sulmuar aeroportin "Ben gurion" në Tel Aviv, duke ndaluar përkohësisht të gjitha fluturimet, njofton televizioni jemenas Al Masira.
Zëdhënësi i lëvizjes Ansar Allah, siç quhen huthët, Jahja Sari, konfirmoi se për sulmin ndaj aeroportit në Tel Aviv janë përdorë raketa balistike hipersonike.
Që nga fillimi i luftës në Rripin e Gazës, huthët kanë lëshuar raketa dhe dronë drejt caqeve në Izrael dhe kanë sulmuar më shumë se 100 anije në Detin e kuq dhe atë arabik, ngushticën Bab-el-Mandeb dhe në Gjirin e Adenit në shenjë mbështetje për palestinezët. Sulmet e rebelëve huthë kanë ndërprerë transportin global duke detyruar kësisoj kompanitë të kërkojnë rrugë më të gjata dhe më të shtrenjta rreth Afrikës jugore.
Rebelët jemenas në fillim të muajit njoftuan se do të vazhdojnë të sulmojnë anijet izraelite në Detin e kuq.
foto: arkivi i MIA-s