• e hënë, 23 dhjetor 2024

Huthët: Sulmet nuk do të mbeten pa u ndëshkuar, janë vrarë pesë nga anëtarët tanë

Huthët: Sulmet nuk do të mbeten pa u ndëshkuar, janë vrarë pesë nga anëtarët tanë

Sana, 12 janar 2024 (MIA) - Grupi i armatosur Huthë kumtoi se sulmet ndaj pozicioneve të tyre të kryera nga SHBA-ja dhe Britania e Madhe nuk do të kalojnë pa “ndëshkim apo hakmarrje”.

Zëdhënësi i Huthëve, Jahja Sari, deklaroi në një video-mesazh se në sulmet janë vrarë pesë anëtarë të tyre, ndërsa gjashtë të tjerë u plagosën dhe njoftoi se ata do të vazhdojnë të bllokojnë kalimin e anijeve në detin e Kuq dhe Arabik.

“Armiqtë amerikanë dhe britanikë mbajnë përgjegjësi të plotë për agresionin e tyre kriminal kundër popullit tonë në Jemen dhe nuk do të mbeten pa llogaritur ose të pandëshkuar”, tha një zëdhënës ushtarak i Huthëve.

Ai shtoi se 73 sulme ishin kryer në pesë rajone jemenase nën kontrollin e Huthëve, por nuk specifikoi se cilat ishin objektivat. ls/

Foto: Arkiv 

 

QËNDRONI TË LIDHUR