Huthët paralajmëruan bllokadë të plotë ajrore të Izraelit dhe sulme ndaj aeroporteve izraelite
- Grupi jemenas Huthët njoftoi mbrëmë se do të punojë për një bllokadë gjithëpërfshirëse ajrore të "armikut izraelit" me gjuajtje të shumëfishtë të aeroporteve, kryesisht aeroportin Ben Gurion në Tel Aviv, raportoi Saba.
- Post By Qefsere Abduli
- 09:30, 5 maj, 2025
Sana, 5 maj 2025 MIA) - Grupi jemenas Huthët njoftoi mbrëmë se do të punojë për një bllokadë gjithëpërfshirëse ajrore të "armikut izraelit" me gjuajtje të shumëfishtë të aeroporteve, kryesisht aeroportin Ben Gurion në Tel Aviv, raportoi Saba.
Ata u bënë thirrje të gjitha kompanive ajrore ndërkombëtare që ta marrin në konsideratë përmbajtjen e këtij njoftimi që nga momenti i publikimit të tij dhe të anulojnë të gjitha fluturimet e planifikuara për në aeroportet izraelite, me qëllim ruajtjen e sigurisë së aeroplanëve të tyre.
Huthët deklarun se Jemeni nuk do të pranojë sulme ndaj vendeve arabe si Libani dhe Siria.
"Kjo konfirmon se ky komb nuk do të ketë frikë nga përplasja dhe do të refuzojë nënshtrimin", thanë Huthët.
Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu dje më herët deklaro se Izraeli do t'u përgjigjej rebelëve Huthë dhe "zotërinjve" të tyre iranianë, pasi grupi rebel jemenas i mbështetur nga Teherani kreu një sulm me raketa në aeroportin kryesor ndërkombëtar në Izrael.
“Sulmet e Huthëve vijnë nga Irani”, shkroi Netanjahu në X.
Ai theksoi se Izraeli do t'i përgjigjet sulmit të Huthëve në një kohë dhe vend që do ta zgjedhë vetë, kur ai të shënjestrojë "zotërinjtë e tyre terroristë iranianë".
Më herët dje, Një raketë balistike e rebelëve Huthë ra në zonën e aeroportit Ben Gurion pasi Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) dështuan ta kapnin atë. Pas sulmit, linjat ajrore të huaja kryesore, përfshirë Lufthansa e Gjermanisë dhe Er Frans e Francës, pezulluan fluturimet për në Tel Aviv të paktën deri të martën. qa/
Foto: Arkivi i MIA-s