Huthët përsëri sulmuan Izraelin, sirena edhe në Bregun Perëndimor
- Sirenat e sulmit ajror u dëgjuan në disa lagje në Bregun Perëndimor të pushtuar në orët e para të mëngjesit, pasi Huthët e Jemenit lëshuan një raketë të re drejt Izraelit. Ushtria izraelite kumtoi se raketa u neutralizua me sukses.
- Post By Fami Bajrami
- 09:43, 27 maj, 2025
Tel Aviv, 27 maj 2025 (MIA) - Sirenat e sulmit ajror u dëgjuan në disa lagje në Bregun Perëndimor të pushtuar në orët e para të mëngjesit, pasi Huthët e Jemenit lëshuan një raketë të re drejt Izraelit. Ushtria izraelite kumtoi se raketa u neutralizua me sukses.
Midis vendbanimeve të prekura ishin zona në lindje të Nablusit, duke përfshirë Gilgalin, Shomronin, Itamarin, Shvut Rahelin dhe vendbanime të tjera izraelite. Banorët u ftuan të strehohen.
Vetëm dy ditë më parë, një raketë e lëshuar nga Jemeni gjithashtu aktivizoi sirenat në pjesën jugore nga Bregu Perëndimor dhe rreth Bejt Shemesh, në perëndim të Jerusalemit.
Sulmet janë pjesë e një fushate më të gjerë të Huthëve në mbështetje të popullit palestinez që synojnë ndërprerjen e trafikut ajror në aeroportin Ben Gurion, potencojnë nga lëvizja. rq/
Foto: arkivi i MIA-s