• e martë, 20 maj 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Huthët njoftuan se SHBA-ja ka kryer dhjetë sulme ndaj caqeve në Jemen

Huthët njoftuan se SHBA-ja ka kryer dhjetë sulme ndaj caqeve në Jemen

Sana, 19 mars 2025 (MIA) - Të paktën 10 sulme amerikane janë kryer në Jemen, përfshirë edhe në provincën Saada dhe Hodeida, njoftuan herët sot Huthët jemenas. 

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë nisur një valë sulmesh në rajonet e Jemenit, të kontrolluara nga Huthët, të cilët janë të afërt me Iranin dhe të cilët javën e kaluar thanë se do t'i vazhdojë sulmet ndaj anijeve në Detin e Kuq për të mbështetur palestinezët në Gazë. 

Forcat e Huthëve zbuluan lëvizjet ushtarake armiqësore në Detin e Kuq si përgatitje për kryerjen e një sulmi të madh ajror në vend, deklaroi sot zëdhënësi ushtarak i Huthëve, Jahja Saria. 

Ai, pa siguruar dëshmi, theksoi se Huthët sulmuan aeroplanmbajtësen amerikane Hari Truman dhe anije të tjera luftarake me raketa dhe drone, që parandaluan sulmin amerikan. qa/bsh/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR