Huthët kanë mbajtur 19 punonjës të KB-së në Sana, organizata kërkon lirimin e tyre
- Të paktën 19 të punësuar të Kombeve të Bashkuara janë mbajtur nga Huthët gjatë aksionit të mbështetur nga Irani, grup jemenas kundër zyrave të KB-së në kryeqytetin Sana, kumtoi zëdhënësi i organizatës Stefan Dujarik.
- Post By Fami Bajrami
- 10:53, 3 shtator, 2025
Sana, 3 shtator 2025 (MIA) – Të paktën 19 të punësuar të Kombeve të Bashkuara janë mbajtur nga Huthët gjatë aksionit të mbështetur nga Irani, grup jemenas kundër zyrave të KB-së në kryeqytetin Sana, kumtoi zëdhënësi i organizatës Stefan Dujarik.
Tetëmbëdhjetë nga të ndaluarit janë shtetas jemenas dhe një është shtetas i huaj. Dujarik bëri thirrje për lirimin e tyre të menjëhershëm.
Aksionet kundër zyrave të agjencive të KB-së për ushqim, shëndet dhe fëmijë në Sana vijnë pas sulmit ajror izraelit të enjten ku u vranë kryeministri i qeverisë së Huthëve, Ahmed al-Rahaui dhe disa ministra.
Huthët kanë qenë në luftë me qeverinë e njohur ndërkombëtarisht të Jemenit, të mbështetur nga koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite që nga viti 2014 kur ata morën kontrollin e Sanës dhe pjesës më të madhe të Jemenit verior. Huthët të njohur zyrtarisht si Ansar Allah, janë një organizatë politike dhe ushtarake shiite që u shfaq në Jemen në vitet 1990. Nën udhëheqjen e liderit fetar Husein el-Huthi, lëvizja Huthët u paraqit si një lëvizje opozitare ndaj presidentit të atëhershëm jemenas Ali Abdullah Saleh. Në vitin 2003, nën ndikimin e organizatës politike dhe ushtarake shiite libaneze Hezbollah, Huthët miratuan sloganin e tyre zyrtar: "Zoti është i Madh, Vdekje Amerikës, Vdekje Izraelit, Mallkimi i hebrenjve, Fitore Islamit". Duke i rezistuar urdhrit të Salehut për arrestimin e tyre, Huthi u vra nga ushtria jemenase në Sada në vitin 2004 me çka filloi kryengritje. Që atëherë, përveç një periudhe të shkurtër, lëvizja drejtohet nga vëllai i tij Abdul-Malik al-Huthi.
Foto: arkivi