• e enjte, 04 dhjetor 2025

Huthët jemenas shpallin "bllokadë detare" në portin izraelit Haifa

Huthët jemenas shpallin

Sana, 20 maj 2025 (MIA) - Huthët jemenas të cilët janë të lidhur me Iranin kanë shpallur një "bllokadë detare" ndaj portit izraelit Haifa si përgjigje ndaj konfliktit të vazhdueshëm të Izraelit në Gazë. 

"Të gjitha kompanitë me anije të cilët ndodhen në atë port ose janë drejtuar drejt tij informohen se nga momenti i këtij njoftimi, porti i lartpërmendur përfshihet në listën e objektivave", deklaroi zëdhënësi i grupit, Jahia Sari, në një paraqitje televizive. 

Huthët vazhdojnë të lëshojnë raketa drejt Izraelit, përfshirë edhe ato drejt aeroportit "Ben Gurion" pranë Tel Avivit në shenjë solidariteti me palestinezët në Gazë, pavarësisht se janë pajtuar të ndalin sulmet ndaj anijeve amerikane. 

Raketat e lëshuara nga grupi drejt Izraelit në pjesën më të madhe mposhten nga mbrojtja kundërajrore. 

Izraeli ka ndërmarrë sulme hakmarrëse, përfshirë një më 6 maj ku u dëmtuan aeroporti kryesor i Jemenit në Sana ku humbën jetën disa njerëz. qa/

Foto: arkivi i EPA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR