• e shtunë, 10 maj 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Huthët jemenas kanë hedhur raketa drejt Izraelit

Huthët jemenas kanë hedhur raketa drejt Izraelit

Sana, 23 prill 2025 (MIA) - Huthët jemenas të mbështetur nga Irani, sot njoftuan se kanë hedhur një raketë drejt Izraelit pasi siç u tha, "sinjalet e alarmit janë aktivizuar në disa lokacione në vend".

Grupi i armatosur vazhdon të hedhë raketa dhe ta sulmojë Izraelin me dronë në shenj solidariteti me palestinezët për luftën e Izraelit kundër Hamasit edhe pas sulmeve vdekjeprurëse të SHBA-së në zonat e kontrolluara nga grupi i huthëve "Ansar Allah".

Grupi po i kontrollon vendet më të banuara në Jemen, përfshirë edhe kryeqytetin Sana që nga viti 2014 përmbysi qeverinë e vendit.

Vitin e kaluar Izraeli goditi disa objektiva të huthëve si përgjigje e sulmeve të grupit. 

Presidenti amerikan Donald Tramp vitin e kaluar urdhëroi sulme më të mëdha kundër "Ansar Allah". Sulmet po kryhen si pjesë e operacionit më të madh ushtarak amerikan në Lindjen e Mesme që kur Trampi mori detyrën në janar.

Uashingtoni njoftoi se do të vazhdojë t'i sulmojë huthët derisa t'i ndalojnë sulmet e tyre ndaj anijeve në Detin e Kuq.

Huthët janë pjesë e "boshtit të rezistencës", siç e quan Irani i cili është një rrjet grupesh rajonale anti-izraelite dhe anti-perëndimore, duke përfshirë organizatën palestineze Hamas dhe Hezbollahun libanez.

Edhe pse KB-ja thonë se Irani i cili aktualisht është në bisedime me SHBA-në për programin e tij bërthamor ka ndihmuar në rritjen e huthëve, Teherani vazhdimisht ka mohuar furnizimin me armë të grupit. qa/

Foto: arkivi i MIA-s 

QËNDRONI TË LIDHUR