Huthët: Do të vazhdojmë t'i sulmojmë anijet izraelite derisa të ndalet agresioni ndaj Gazë
- Zëdhënësi i huthëve, Muhamed Abdulsalam tha se qëndrimi i grupit kryengritës jemenas për luftën në Gazë nuk ka ndryshuar pas sulmeve amerikano-britanike ndaj Jemenit.

Adan, 15 janar 2024 (MIA)- Zëdhënësi i huthëve, Muhamed Abdulsalam tha se qëndrimi i grupit kryengritës jemenas për luftën në Gazë nuk ka ndryshuar pas sulmeve amerikano-britanike ndaj Jemenit.
“Sulmet ndaj anijeve izraelite dhe anije që shkojnë në portet e Palestinës së pushtuar do të vazhdojnë”, deklaroi Abdulsalam për mediat britanike.
Menjëherë pas deklaratës së tij Agjencia për operacione tregtare detare e Mbretërisë së Bashkuar (UKMTO) lëshoi paralajmërim për një sulm në bregun e Jemenit.
Pentagoni më vonë konfirmoi se bëhet fjalë për një anije mallrash, në pronësi të SHBA-së.
"Një raketë balistike e gjuajtur nga militantët pro-iranianë Huthë të Jemenit goditi një anije transportuese në pronësi amerikane që mbante flamurin e Ishujve Marshall," njoftoi Pentagoni në rrjetin social X, më herët Tuiter.
Në kumtesën theksohet se gjatë sulmit nga anija nuk janë raportuar të lënduar ose një dëm i konsiderueshëm dhe anija ka vazhduar udhëtimin. ls/
Foto: Arkiv