Huthët arrestuan të paktën dhjetë të punësuar të KB-së në Sana
- Huthët që nga mëngjesi i së dielës kanë arrestuar të paktën dhjetë të punësuar të tjerë të organizatave të KB-së në kryeqytetin Sana, deklaroi dje një burim pranë të arrestuarve.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 07:56, 7 tetor, 2025
Sana, 7 tetor 2025 (MIA) - Huthët që nga mëngjesi i së dielës kanë arrestuar të paktën dhjetë të punësuar të tjerë të organizatave të KB-së në kryeqytetin Sana, deklaroi dje një burim pranë të arrestuarve.
Të gjithë janë jemenas që kanë punuar për Programin Botëror të Ushqimit (WFP), Programin e Zhvillimit të Kombeve të Bashkuara (UNDP), Zyrën e KB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (OCHA) dhe Administrata për Siguri të Kombeve të Bashkuara (UNDSS).
Huthët kanë rrethuar zonat e banimit dhe kanë sulmuar shtëpitë e tyre në Sana, tha burimi.
Militantët proiranianë, të cilët kontrollojnë Sanën dhe pjesë të mëdha të Jemenit verior, paraprakisht kanë rrëmbyer të punësur në KB dhe punonjës të tjerë humanitarë, disa prej të cilëve janë mbajtur peng për më shumë se tre vjet.
Huthët i akuzojnë të punësuarit në KB-së se spiunojnë për SHBA-në.
Foto: EPA