• e hënë, 23 dhjetor 2024

Hunta ushtarake në Niger refuzoi të takohet me delegacionin e EKOWAS-it

Hunta ushtarake në Niger refuzoi të takohet me delegacionin e EKOWAS-it

Niamei, 8 gusht 2023 (MIA) - Regjimi ushtarak, që erdhi në pushtet pas ggrusht shtetit në Niger, e informoi Komunitetin ekonomik të vendeve të Afrikës perëndimore - EKOWAS, delegacioni i të cilit dëshiroi të nisej drejt Niameit, se për momentin nuk mund të mbajë takim me të për shkaqe sigurie, transmetojnë mediumet franceze.

"Konteksti aktual i mllefit dhe rebelimit mes popullatës pas sanksioneve të vendosura nga EKOWAS nuk lejon që ky delegacion të pritet qetë dhe pa rrezik për sigurinë", shkroi ministri i Punëve të Jashtme i Nigerit në letrën zyrtare drejtuar përfaqësisë së organizatës ndërkombëtare në Niamei.

Shtyrja e misionit të sotëm në Niamei "duket e domosdoshme, si dhe revizioni i aspekteve të caktuara nga programi, përfshirë edhe tkaime me individë të caktuar, të cilët nuk mund të mbahen për shkaqe të dukshme sigurie në këtë mjedis ku ekziston rreziku për agresion ndaj Nigerit", shtohet në letrën me datë të djeshme, një kopje të së cilës e mori sot agjencia Frans pres.

EKOWAS kërcënoi me intervenim ushtarak në Niger nëse presidenti Muhamed Bazum, i rrëzuar me grusht shtet më 26 korrik, nuk kthehet në funksion.

Kërcënimi u bë në formë të ultimatumit njëjavor dhënë ushtrisë së Nigerit nga liderët e 15 vendeve anëtare të kësaj organizate afrikano-perëndimore.

Takimi i ri i shefave të shteteve të EKOWAS-it për situatën në Niger është caktuar për të enjten në Abuxha, kryeqytet i Nigerisë, vend i cili për momentin kryeson me organizatën. ab/

foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR