• e hënë, 23 dhjetor 2024

Hunta ushtarake në Mjanmar ka falur 10.000 të burgosur

Hunta ushtarake në Mjanmar ka falur 10.000 të burgosur

Bangkok, 4 janar 2024 (MIA) - Hunta ushtarake në Mjanmar sot ka falur 10.000 të burgosur në kuadër të shënimit të përvjetorit të pavarësisë së Britanisë. Bëhet fjalë për një pjesë të të burgosurve politikë të cilët janë dënuar për shkak të kundërshtimit të administratës ushtarake. 

Në raportin e televizionit shtetëror të Mjanmarit (RTVM) bëhet e ditur se shefi i këshillit ushtarak të Mjanmarit, gjeneral Min Aung Hliang, ka falur 9.562 të burgosur në kuadër të shënimit të Ditës së Pavarësisë së vendit dhe se lirimi ka filluar sot dhe do të vazhdojë disa ditë. 

Hunta ka amnistuar edhe 114 shtetas të huaj të burgosur të cilët menjëherë do të deportohen, njofton RTVM në një raport të veçantë. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR