• e hënë, 23 dhjetor 2024

Hunta në Mianmar fal Aung San Su Çi në amnistinë e mbi 7.000 të burgosurve

Hunta në Mianmar fal Aung San Su Çi në amnistinë e mbi 7.000 të burgosurve

 Jangon, 1 gusht 2023 (MIA) - Ish-liderja e zgjedhur në mënyrë demokratike e Mianmarit, Aung San Su Çi, e cila u arrestua pas rrëzimit nga pushteti me grusht shteti ushtarak në shkurt të vitit  2021, është falur si pjesë e amnistisë së huntës për më shumë se 7.000 të burgosur për agjërimi budist, njoftuan sot mediat shtetërore në vend, cituar nga mediat franceze.

 “Kryetari i Këshillit Administrativ Shtetëror ka falur Aung San Su Çi, e cila u dënua nga gjykatat përkatëse, në përputhje me dispozitat për të drejtat e njeriut”, thuhet në kumtesë.

QËNDRONI TË LIDHUR