• e premte, 05 dhjetor 2025

Hunta në arrestoi disa persona për tentim të dyshuar për grusht shtet

Hunta në arrestoi disa persona për tentim të dyshuar për grusht shtet

Duala, Kamerun, 15 gusht 2025 (MIA0 - Qeveria kalimtare ushtarake në Mali dje kumtoi se ka arrestuar disa persona pas tentimit të dyshuar për grusht shtet, përfshirë edhe një shtetas francez.

Në kumtesën e lexuar në televizionin sntteëror, minsitri i Sigurisë, gjenerali Daud Ali Mohamedin, tha se një grup i personave ushtarak dhe civilëve, me mbështetje nga jashtë, tentuan ta destabilizojnë vendin. Arrestimet ndodhën ditëve të fundit, sipas Mohamedin.

Mes të arrestuarve janë gjenerali brigadier, Abaz Dembele, ish-guvernatori i rajonit Mopti, gjenerali brigadier Nema Sagara dhe disa oficerë dhe nënoficerë të forcave të armatosura. Hunta thotë se shtetasi francez ka vepruar në emër të shërbimit të fshehtë francez.

Minsitria franceze e Punëve të Jashtme nuk komentoi menjëherë për arrestimet e dyshuara apo akuzat për përzierje të huaj.

Mali përjetoi grusht shtete në vitet 2020 dhe 2021. Vendi i Afrikës perëndimore prej atëherë drejtohet nga presidenti kalimtar, Asimi Goita.

Zgjedhjet fillimisht të premtuara për vitin e kaluar nuk u mbajtën asnjëherë. Në korrik, hunta e vazhdoi periudhën kalimtare edhe për pesë vite, duke i lejuar Goitas të mbetet në pushtet së paku deri në vitin 2030.

Marrëdhëniet me ish-fuqinë koloniale, Francën mbeten të tensionuara, ndërsa retorika antifranceze shpesh është e pranishme në komunikimet zyrtare.

Ndërkohë, Mali vazhdon të përballet me përkeqësim të situatës së sigurisë, posaçërisht nga grupet xhihadiste që veprojnë në rajonin Sahel. ab/

foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR