• e hënë, 23 dhjetor 2024

Hungaria heq dorë nga kundërshtimet për krijimin e një fondi të ri për armë të BE-së për Ukrainën

Hungaria heq dorë nga kundërshtimet për krijimin e një fondi të ri për armë të BE-së për Ukrainën

Budapest, 25 janar 2024 (MIA) - Hungaria do të heqë dorë nga kundërshtimet e saj për krijimin e një fondi për ndihmë ushtarake prej 5 miliardë euro për Ukrainën, duke i hapur rrugën një marrëveshjeje për rindërtimin e instrumentit, i cili ka për qëllim të sigurojë furnizim stabil për Kievin, pasi vendet-anëtare do t'i zgjidhin çështjet teknike.

Siç transmetojnë agjencitë e huaja, Budapesti dje në përbërje të ambasadorëve të Bashkimit Evropian ka njoftuar se nuk do të ndalet në rrugën e konsensusit, edhe pse marrëveshja për ndihmë më të madhe financiare në vlerë prej 50 miliardë euro mbetet në qorrsokak.  sa/

foto. Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR