• e premte, 05 dhjetor 2025

Hungaria e zemëruar me Ukrainën shkaku i sulmit ndaj gazsjellësit rus

Hungaria e zemëruar me Ukrainën shkaku i sulmit ndaj gazsjellësit rus

Budapest, 14 gusht 2025 (MIA) - Ministri i Punëve të Jashtme të Hungarisë, Peter Sijarto ka akuzuar Ukrainën se me dronë ka sulmuar një "stacion të rëndësishëm të shpërndarjes" në tubacionin rus të naftës "Druzhba" në rajonin rus Brjansk.

Sijarto mbrëmë në Fejsbuk shkroi se Ukraina ka kryer sulm gjatë natës në një pikë kyçe në tubacionin që furnizon Hungarinë me naftë të papërpunuar.

"Hungaria për momentin është furnizuesi më i madh i energjisë elektrike për Ukrainën dhe pa ne, siguria energjetike e vendit do të bëhej mjaft e paqëndrueshme. Në këtë kontekst, sulmi i fundit i Ukrainës ndaj tubacionit të naftës 'Druzhba' i cili luan një rol kyç në sigurinë energjetike të vendit tonë është veçanërisht skandaloz", shkroi ai.

Ai i bëri thirrje Ukrainës "të mos rrezikojë sigurinë energjetike të Hungarisë dhe të ndalojë sulmet ndaj rrugëve energjetike për furnizimin me energji të Hungarisë".

Komisioni Evropian ka propozuar vendosjen e një ndalese ligjërisht të detyrueshme për importin e gazit rus dhe gazit natyror të lëngshëm në Bashkimin Evropian deri në fund të vitit 2027. Plani nuk mund të miratohet nëse bllokohet nga Budapesti ose Bratisllava.

Në korrik, Sijarto raportoi mbi progresin e projektit për tubacionin e ri të naftës midis Hungarisë dhe Serbisë, të paralajmëruar më parë këtë pranverë dhe përsëri kritikoi Bashkimin Evropian për heqjen dorë nga burimet energjetike ruse.

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR