• e mërkurë, 09 korrik 2025

Hulumtim: Vendi ynë dhe Shqipëria me kushte më të këqija në konviktet e studentëve nga Sllovenia dhe Gjermania

Hulumtim: Vendi ynë dhe Shqipëria me kushte më të këqija në konviktet e studentëve nga Sllovenia dhe Gjermania

Shkup, 13 qershor 2025 (MIA) - Në vend dhe në Shqipëri ka kushte më të këqija në konviktet e studentëve nga ato në Slloveni dhe Gjermani, tregon hulumtimi  i zbatuar në kuadër të dialogut rinor për Evropën, të financuar nga Bashkikmi Evropian, rezultatet e të cilit janë pçrezantuar sot në Shkup.

Hulumtimi është zbatuar nga një grup joformal prej pesë studentësh nga ky vend, Shqipëria dhe Serbia, ndërsa janë anketuar mbi 150 studentë nga dy konvikte studentore nga secili prej vendeve të mbuluara nga hulumtimi.

"Pyetësori u unifikua me pyetjet: a keni ngrohje dhe çfarë lloj ngrohjeje është? A ka ftohje, ku dhe si është? A ka gjithmonë ujë të nxehtë? A ka internet, sa funksional është? Si është ushqimi dhe a përfshihet në çmimin e akomodimit? Cilat janë kushtet në dhoma dhe higjiena? A ka ashensorë dhe a kanë studentët me nevoja të veçanta qasje në klasa dhe salla leksionesh? Transporti dhe bursat? Dhe çfarë do të dëshironit të shihnit të ndryshuar?, shpjegoi studentja në Fakultetin e Mjekësisë", Diana Koka Xhemaili, koordinatore e grupit informal prej pesë studentësh.

Rezultatet treguan se vendi dhe Shqipëria ishin më afër kushteve më të këqija, ndërsa situata në Serbi ishte pak më e mirë.

Studentët në Gjermani ishin më të kënaqurit në anketë.

Ndër të anketuarit që studionin në vendin tonë, u arrit në përfundimin se ushqimi nuk ishte i larmishëm dhe ndonjëherë nuk ishte i mjaftueshëm. Bursat ishin të disponueshme në kushte të ndryshme, por ato gjithmonë vononin.

"Hulumtimi zbuloi se në tre vendet e Ballkanit, 3 e pak më shumë se tre për qind e buxhetit është ndarë për arsimin, ndërsa në Slloveni është 5.1%, ndërsa në Gjermani 6 për qind. Domethënë, konstatohet se rritja e përqindjes së buxhetit për arsimin dhe politikat e duhura do të përmirësojnë kushtet në konviktet studentore dhe standardin studentor", shtoi Koka Xhemaili.

U përcaktua se ishte e nevojshme të prezantohej puna e studentëve, e cila do t'u lejonte studentëve të kontribuonin në standardin e tyre.

"Rekomandimet u drejtohen autoriteteve në drejtim të ndryshimit të zgjidhjeve ligjore dhe rritjes së pjesës së investimeve në përmirësimin e standardit studentor. Nga hulumtimi ne ua përcollëm rekomandimet autoriteteve në këto tri vende", përfundoi Koka Xhemaili.

Të pranishmit në këtë aktivitet ndanë përvoja dhe shkëmbyen mendime se si mund të përmirësohen kushtet për studentët në vend, gjë që do të na vendoste si vend midis vendeve me standarde më të mira studentore. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR