• e hënë, 23 dhjetor 2024

Hulumtim: Shumica e hungarezëve besojnë se ekziston rrezik për luftë të tretë botërore

Hulumtim: Shumica e hungarezëve besojnë se ekziston rrezik për luftë të tretë botërore

Budapest, 24 prill 2023 (MIA) - Më shumë se gjysma e hungarezëve, 54 për qind prej tyre, besojnë se ekziston "rrezik real" që lufta mes Rusisë dhe Ukrainës të eskalojë në luftë të tretë botërore, ndërsa 55 për qind vlerësojnë se një nga palët në luftë mund të përdor armë bërthamore, tregon hulumtimi, të cilin sot e ka publikuar instituti Nezopont.

Kur shpërtheu lufta para më shumë se një viti, shumë hungarezë besuan se ajo së shpejti do të përfundojë, ndërsa sot vetëm 42 për qind të hungarezëve besojnë se nuk ekziston rrezik real nga shpërthimi i luftës botërore, ndërsa pothuaj po aq (41 për qind) thonë se nuk ka kërcënim për sistemim të armës bërthamore, publikoi qendra hulumtuese.

Mes atyre të cilët frikohen nga lufta botërore, 81 për qind druajnë edhe nga arma e sistemuar bërthamore, ndërsa vetëm 16 për qind mendojnë se lufta botërore do të zhvillohej pa armë të tillë.

Anketa me telefon u zbatua mes 17 dhe 19 prillit. bsh/

Foto: MIA Arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR