• e hënë, 23 dhjetor 2024

Hulumtim në Kroaci: Mbi 50 për qind e gazetarëve ankohen për simptoma të stresit akut

Hulumtim në Kroaci: Mbi 50 për qind e gazetarëve ankohen për simptoma të stresit akut
Zagreb, 21 nëntor 2022 (MIA) - Më shumë se gjysma e gazetarëve në Kroaci ankohen për simptoma të stresit kronik, gjegjësisht të ashtuquajtur Burnout, ndërsa një pjesë alarmante e tyre nuk mund të përballen me rraskapitje, lodhje dhe stres, tregojnë rezultatet nga studimi i financuar nga shoqata për mbrojtjen e të drejtave autoriale të gazetarëve, transmetoi Hina. Studimi i heton efektet nga pandemia, dy tërmetet në Kroaci në vitin 2020 dhe krizën ekonomike ndaj situatës shëndetësore dhe financiare të gazetarëve dhe redaktorëve. Gjatë pandemisë, 50 për qind e të anketuarve kanë pasur më shumë punë, ndërsa pagat e tyre kanë mbetur të njëjta. Më pak se një e treta e të anketuarve nuk kanë përjetuar kurrfarë ndryshimesh në gjendjen e tyre mentale që nga fillimi i pandemisë. Anketa përfshiu 108 gazetarë dhe redaktorë të moshës prej 18 deri mbi 60 vjet. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR