• e diel, 01 qershor 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Hulumtim: Në Kinë 86 për qind e kompanive gjermane janë prekur nga përshkallëzimi i luftës tregtare

Hulumtim: Në Kinë 86 për qind e kompanive gjermane janë prekur nga përshkallëzimi i luftës tregtare

Berlin, 23 prill 2025 (MIA) - Mosmarrëveshja e përshkallëzuar tregtare midis SHBA-së dhe Kinës po prek gjithnjë e më shumë kompanitë gjermane që operojnë në Kinë, thuhet në studimet  e publikuara nga Oda Ekonomike Gjermane (GTC)  në Pekin, njofton DPA. 

Sipas hulumtimit, 86 për qind nga kompanitë e anketuara kanë raportuar se janë prekur nga tarifat. Maksimilian Butek, drejtor ekzekutiv dhe anëtar i bordit të East China Railway Co., Ltd., e ka quajtur gjendjen "shqetësuese", duke thënë se mosmarrëveshja me siguri do t'i përshpejtojë përpjekjet për lokalizimin e kompanive gjermane.

Në hulumtimin e kryer mes 14 dhe 17 prillit, 38 për qind e kompanive theksuan se planifikojnë që sa më shpejtë të lokalizohen në Kinë si një nga përgjigjet e tyre kryesore ndaj tensionit. Në hulumtim morën pjesë gjithsej 143 kompani.

Kompanitë nga sektori automobilistik, 93 për qind, thonë se tarifat kanë ndikuar në biznesin e tyre në Kinë. Gjysma e tyre, gjithashtu, njoftuan se ishin goditur nga kontrollet e eksporteve amerikane. 

Drejtori ekzekutiv i "Volksvagen", Oliver Blume, para sallonit të makinave në Shangai deklaroi se barrierat tregtare botërore janë rritur. "Industria është në një pikë kthese," tha ai, duke vënë në dukje se "Volksvagen" dhe prodhuesit e tjerë të automjeteve po bëjnë "biseda konstruktive" me autoritetet amerikane.

Në fillim të këtij muaji, Trampi vendosi tarifa të reja për shumë vende, por më vonë pezulloi aplikimin e tyre për 90 ditë. Megjithatë, tarifat speciale deri në 145 për qind mbeten në fuqi për mallrat kineze. Pekini u hakmor me tarifa deri në 125 për qind për produktet amerikane dhe i kufizoi eksportet e mineraleve kryesore. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR