• e premte, 03 janar 2025

Hulumtim: Mbështetja për familjen mbretërore britanike në nivel të ulët rekord

Hulumtim: Mbështetja për familjen mbretërore britanike në nivel të ulët rekord

Londër, 28 prill 2023 (MIA) - Mbështetja publike për familjen mbretërore në Britani të Madhe, në prag të kurorëzimit të mbretit Çarlsi i Tretë që do të mbahet më 6 maj,  është në nivelin më të ulët historik, tregojnë rezultatet e hulumtimit të ri. 

Anketa e Qendrës Kombëtare për Hulumtime Sociale tregon se vetëm tre nga 10 britanikë mendojnë se monarkia është "shumë e rëndësishme", që është niveli më i ulët i mbështetjes në histori. Sipas pretendimeve, gjithsej 45 për qind e të anketuarve kanë deklaruar se monarkia duhet të hiqet, se ajo nuk është aspak e rëndësishme ose nuk ka rëndësi të madhe.

 Në një hulumtim të vitit të kaluar, 35 për qind e të anketuarve dhanë një nga këto tre përgjigje.

Hulumtimi i ri tregon se numri i njerëzve që mendojnë se monarkia është "shumë e rëndësishme" është në nivelin më të ulët që nga viti 1983, kjo është fillimi i mbledhjes së këtyre të dhënave në Mbretëri. Vetëm 12 për qind e njerëzve të moshës 18-34 vjeç e konsiderojnë monarkinë "shumë të rëndësishme", krahasuar me 42 për qind të atyre të moshës mbi  55 vjeç. ar/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR