Hulumtim: Më shumë se 60 për qind e francezëve besojnë se puna është një burim stresi
- Sipas hulumtimit së qendrës hulumtuese Toluna, 61 për qind e francezëve e konsiderojnë punën si burim stresi, ndërsa 22 për qind thonë se aktiviteti i tyre profesional ndikon negativisht në shëndetin e tyre mendor.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 21:44, 5 shkurt, 2025

Paris, 5 shkurt 2025 (MIA) - Sipas hulumtimit së qendrës hulumtuese Toluna, 61 për qind e francezëve e konsiderojnë punën si burim stresi, ndërsa 22 për qind thonë se aktiviteti i tyre profesional ndikon negativisht në shëndetin e tyre mendor.
Në të njëjtën kohë, 74 për qind e të punësuarve e shohin punën e tyre si një mundësi për avancim.
Hulumtimi tregoi se gratë janë më të prekura nga stresi, veçanërisht ato të moshës 45 deri në 54 vjeç, ku 72 për qind e tyre thonë se e konsiderojnë punën e tyre burim stresi, kundrejt 57 për qind të burrave të së njëjtës moshë, raportoi sot televizioni francez BFM.
Foto: Arkivi i MIA-s