• e hënë, 23 dhjetor 2024

Hulumtim: Gjermanët gjithnjë e më shumë e kritikojnë ofensivën ushtarake izraelite në Gaza

Hulumtim: Gjermanët gjithnjë e më shumë e kritikojnë ofensivën ushtarake izraelite në Gaza

Berlin, 30 janar 2024 (MIA) - Gjithnjë e më shumë gjermanë e kritikojnë ofensivën ushtarake izraelite në Gaza dhe bëjnë thirrje për armëpushim të përhershëm me Hamasin, sipas hulumtimit të opinionit publike të publikuar sot.

Rreth 43 për qind e gjermanëve kanë thënë se besojnë se përgjigjja ushtarake e Izraelit në Rripin e Gazës ka shkuar akoma më larg, ndërsa vetëm 27 për qind i miratojnë operacionet ushtarake izraelite.

sondazhi, gjithashtu, tregoi se shumë gjermanë janë për orvatje diplomatike për depëshkallëzim të konfliktit dhe ndërmjetësimi për amëpushim mes Izralit dhe Hamasit. 

Madje 45 për qind e të anketuarve kanë thënë se pajtohen me thirrjet që Izraeli të negociojë për armëpushim të përhershëm me Hamasin, ndërsa 35 për qind e të anketuarve janë kundër dhe pohojnë se kjo në mënyrë plotësuese do ta përforcojë grupin palestinez.

Rezultatet e hulumtimit janë publikuar si pjesë e Raportit të sigurisë për vitin 2024, një studim vjetor nga Qendra për strategji dhe menaxhim të lartë.

Pavarësisht presionit publik në rritje, Berlini mbetet një nga mbështetësit më të fortë të ofensivës ushtarake të Izraelit në Gaza. Kancelari Olaf Sholc ka deklaruar vazhdimisht se vendi i tij mban një përgjegjësi të veçantë për Izraelin për shkak të së kaluarës së tij naziste. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR