• e hënë, 23 dhjetor 2024

Hukstra: Nuk mund të ketë mosndëshkim për shkeljen e të drejtave të dhunës ndaj gazetarëve

Hukstra: Nuk mund të ketë mosndëshkim për shkeljen e të drejtave të dhunës ndaj gazetarëve

Bruksel, 23 tetor 2024 (MIA) - Rusia maltreton, frikëson dhe kryen dhunë kundër gazetarëve dhe punonjësve mediatik, në një përpjekje për t'i heshtur në mënyrë që të parandalojë që bota të marrë informacion të plotë dhe të paanshëm për atë që po ndodh në të vërtetë atje, tha komisari evropian për Veprimin Klimatik Vopke Hukstra në një fjalim nga Parlamenti Evropian.

"Rusia bën përpjekje të parandalojë zbulimin e dezinformatave të plasuara nga shteti rus për luftën që udhëheq në Ukrainë", theksoi Hukstra në fjalimin që e mban në emër të përfaqësuesit të lartë të BE-së për politikë të jashtme dhe siguri Zhozep Borell në debatin parlamentar kushtuar mbrojtjes së gazetarëve evropian të cilët raportojnë për agresionin rus ndaj Ukrainës.

Sipas Hukstrës, në Rusi nuk ekziston kurrfarë respekti i lirisë së mediave dhe nuk respektohen rregullat për mbrojtjen e gazetarëve në zona konfliktesh.

"Hapësira mediatike në vend në mënyrë dramatike është ulur pas fillimit të pushtimit të plotë rus ndaj Ukrainës. Shumë media u detyruan ta ndërpresin punën e tyre, shumica e gazetarëve të pavarur e braktisën vendin, ndërsa shumë të tjerë janë ekspozuar ndaj persekutimit. Kjo shtypje e tmerrshme ndaj mediave të pavarura, gjithashtu pasqyron vijën e frontit edhe në territoret e Ukrainës përkohësisht të pushtuara nga Rusia", tha Hukstra.

Ai theksoi se sipas organizatës "Reporterë pa kufij", nga fillimi i pushtimit rus ndaj Ukrainës mbi 100 gazetarë ishin "viktima të krimeve ruse", ndër të cilët më së shumti 35 të plagosur dhe 12 të arrestuar, ndërsa plotësisht në territoret ukrainase nën kontrollin rus u mbyllën 233 media.

Hukstra përkujtoi se Shërbimi Federal i Rusisë për Siguri ngriti padi penale kundër gazetarëve të cilët kanë raportuar për kundërofensivën ukrainase ndaj Kurskit, duke theksuar se deri tani "akuza të tilla jashtëzakonisht qesharake" janë ngritur kundër 14 gazetarëve të huaj.

Sipas tij, BE-ja është e qartë në qëndrimin e saj se gazetarët dhe punonjësit e medias luajnë një rol të domosdoshëm në sigurimin e raportimit të saktë dhe në kohë nga zonat e luftës, duke siguruar që informacioni për realitetin dhe ndikimin e luftës të arrijë tek audienca globale.

Ai shtoi se qasja e BE-së ndaj Rusisë dihet qartë. "Do ta mbështesim Ukrainën për aq kohë sa të jetë e nevojshme, do të izolojmë Rusinë, do të vendosim sanksione për të penguar makinën ushtarake ruse dhe do të ngrihemi për të drejtat e njeriut dhe do të qëndrojmë në mbrojtje të mediave dhe gazetarëve tanë", tha Hukstra.

Sipas tij, BE-ja i kërkon Rusisë që të ndalojë abuzimin me sistemin e saj kriminal për të frikësuar gazetarët dhe qytetarët e tjerë duke nisur procedura penale të motivuara politikisht kundër tyre. sa/

Foto: Skrinshot

QËNDRONI TË LIDHUR