• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Huitfeld: Rusia nuk mund të ndikojë në vendimin e anëtarësimit të Ukrainës në NATO

Huitfeld: Rusia nuk mund të ndikojë në vendimin e anëtarësimit të Ukrainës në NATO

Oslo, 31 maj 2023 (MIA) - Shefja e diplomacisë norvegjeze, Aniken Huitfeld, ka deklaruar se NATO nuk do të lejojë Rusinë të vendosë se kur Ukraina mund të bëhet anëtare e Aleancës. 

Ukraina dhe aleatët e NATO-s do të vendosin kur Ukraina të bëhet anëtare e NATO-s, nuk i takon Moskës të vendosë, theksoi Huitfeld para takimit dyditor me kolegët e saj të NATO-s.

Aleanca e Atlantikut të Veriut nuk e ka pranuar kërkesën e Ukrainës për t'u bërë anëtare sipas një procedure të përshpejtuar, pasi qeveritë perëndimore, kryesisht SHBA-ja dhe Gjermania, janë të kujdesshme se mund ta afrojë NATO-n në luftë me Rusinë.

Kievi dhe disa nga aleatët e tij më të afërt në Evropën Lindore duan në samitin e NATO-s, që do të mbahet më 11-12 korrik në Vilnius, Lituani, hapa konkretë për ta sjellë Ukrainën më afër anëtarësimit.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg javën e kaluar deklaroi se Ukraina nuk do të jetë në gjendje të anëtarësohet në NATO derisa vazhdon lufta me Rusinë, por shtoi se situata do të jetë ndryshe kur konflikti të përfundojë.

Rusia e kundërshton fuqishëm anëtarësimin e Ukrainës në NATO. qa

 

QËNDRONI TË LIDHUR