• e hënë, 23 dhjetor 2024

HRW: Ukraina përdor mina të ndaluara kundërkëmbësorike

HRW: Ukraina përdor mina të ndaluara kundërkëmbësorike

Nju-Jork, 30 qershor 2023 (MIA) - Organizata joqeveritare për të drejtat e njeriut "Hjuman Rajst Uoç" (Human Rights Watch) kumtoi se kanë parashtruar dëshmi se Ukraina në mënyrë joselektive përdor mina të ndaluara kundërkëmbësorike.

HRW i ka bërë thirrje Qeverisë ukainase që t'i respektojë obligimet dhe mos të përdor armë të tillë, si dhe të kërkojë përgjegjësi nga ata që përdorin armë të tillë.

"Analizat janë përcjellur deri te Qeveria ukrainase muajin e kaluar, por deri tani ende nuk kemi përgjigje", kumtoi HRW.

Ukraina në vitin 2005 e ka ratifikuar marrëveshjen ndërkombëtare nga viti 1997, me të cilën ndalohet përdorimi i minave këmbësorike dhe duhej t'i shkatërrojë rezervat.

Rusia nuk iu bashkangjit marrëveshjes, por përdorimi nga ana e saj të minave këmbësorike e shkel të drejtën humanitare ndërkombëtare, pasi kjo është armë selektive, kumtoi HRW.

Minat këmbësorike aktivohen gjatë kontaktit dhe mund të jenë fatale për civilët kohë të gjatë pas përfundimit të konfliktit. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR