• e hënë, 23 dhjetor 2024

HRV i bëri thirrje Mongolisë që ta arrestojë Putinin ose të ndalojë hyrjen në vend

HRV i bëri thirrje Mongolisë që ta arrestojë Putinin ose të ndalojë hyrjen në vend

Moskë, 2 shtator 2024 (MIA) - Organiazata "Hjuman rajts uoç" ka porositur Mongolinë se nuk duhet që presidenti rus Vladimir Putin të hyjë në atë vend, ndrësa në të kundërtën ai duhet të arrestohet.

Në mars të vitit të kaluar, Gjykata Ndërkombëtare Penale (GJPN) lëshoi ​​një urdhër-arrest për arrestimin e Putinit sepse ai dyshohet për krime lufte në Ukrainë, ndë[rsa Mongolia, si anëtare e GJPN-së, është e detyruar ta arrestojë sipas këtij urdhër-arresti nëse vjen në territorin e saj. 

Kremlini tha se Putin planifikon nesër të udhëtojë për në Mongoli me ftesë të homologut të tij atje për të marrë pjesë në një ngjarje me rast të përvjetorit. 

 Megjithatë, Kremlini bëri të ditur se "nuk ishte i shqetësuar" dhe se vizita ishte planifikuar me kujdes.

 Vizita e caktuar për nesër do të jetë vizita e parë e Putinit në një shtet anëtar të GJPN- së pas lëshimit të urdhrit.

Sipas Statutit të Romës, anëtarëve  të GJPN-së u kërkohet të arrestojnë këdo që kërkohet nëse shkel në territorin e tyre, por gjykata nuk ka asnjë mekanizëm për t'i detyruar ata ta bëjnë këtë.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR