• e mërkurë, 27 nëntor 2024

HRV kërkon hetim mbi krimet e Forcave Paraushtarake për Mbështetje të Shpejtë në Darfur

HRV kërkon hetim mbi krimet e Forcave Paraushtarake për Mbështetje të Shpejtë në Darfur

Hartum, 11 korrik 2023 (MIA) – Organiazat joqeveritare  "Hjuman rajts voç" (Human Rights Watch) sot kërkoi nga Gjykata Penale Ndërkombëtare t'i hetojë krimet e kryera nga Forcat Paraushtarake për Mbështetje të Shpejtë (RSF) dhe aleatët e tyre në rajonin e Darfurit të Sudanit.

 HRV pretendon se në maj RSF dhe milicitë arabe kanë vrarë 28 pjesëtarë të fisit joarab Masaliti në qytetin  Mysterei. Ata brenda pak javësh, përveç Mystereit, dogjën edhe gjashtë qytete dhe fshatra të tjerë në Darfurin Perëndimor.

 Konflikti në Sudan shpërtheu në mesin e prillit pas tensioneve disamujore midis gjeneralit Abdel Fatah Burhan dhe rivalit të tij gjeneralit Mohamed Hamdan Dagalo, komandant i Forcave Paraushtarake për Mbështetje të Shpejtë (RSF). Fillimisht luftimet u kufizuan vetëm në kryeqytetin Hartum, ndërsa më vonë konflikti u përhap në të gjithë vendin.

Agjencia e Ushqimit e KB-së sot bëri të ditur se banorët ende po ikin nga dhuna në Darfur në Çadin fqinj, duke përfshirë më shumë se 20.000 refugjatë të cilët vetëm javën e kaluar kaluan në qytetin kufitar Adre të Çadit. ar/

 Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR