• e premte, 05 dhjetor 2025

Hoxhaj vlerëson se konventa e Partisë Demokratike të Kosovës nuk ka qenë demokratike

Hoxhaj vlerëson se konventa e Partisë Demokratike të Kosovës nuk ka qenë demokratike

Prishtinë, 17 nëntor 2025 (MIA) - Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj vlerësoi se konventa e sotme e jashtëzakonshme e partisë nuk ka qenë demokratike.

Ai tha se ka dashur kjo konventë të jetë ngjarje demokratike dhe se, siç tha, kjo ka mundur të arrihej nëse anulohej për një javë.

Ai beson se mes kohës dhe cilësisë, duhet të zgjedhet cilësia.

"Cilësia në garë do të arrihej nëse procesi ishte transparent dhe demokratik, nëse më shumë kandidatë merrnin pjesë në zgjedhje", tha Hoxhaj, i cili ishte ushtrues i detyrës kryetar i PDK-së dhjetë muaj në vitin 2021 pas largimit të Kadri Veselit në Gjykatën speciale të Hagës.

Sot, PDK-ja ka zgjedhur kryetar Bedri Hamzën, ish kryetarin e komunës së Mitrovicës, kandidat i PDK-së për kryeministër në zgjedhjet në shkurt.

Hamza është ish ministër i Financave dhe ish guvernator i Bankës Popullore të Kosovës. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR