• e martë, 24 dhjetor 2024

Hoti: Kurti dhe Osmani pranuan autonomi serbe në Kosovë, nëse nuk është e saktë, le të demantojnë

Hoti: Kurti dhe Osmani pranuan autonomi serbe në Kosovë, nëse nuk është e saktë, le të demantojnë

Prishtinë, 6 nëntor 2023 (MIA) - Ish-kryeministri i Kosovës, Abdullah Hoti ndaj tekstin e publikuar në televizionin amerikan Foks njus, në të cilin thuhet se kryetarja e Komisionit evropian, Ursulla fon der lajen, gjatë vizitës së saj të fundit në Kosovë dhe Serbi, ka kërkuar "de fakto njohje" të pavarësisë së Kosovës nga ana e Serbisë dhe autonomi për serbët në veri të Kosovës, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Formimi i autonomisë në territoret e banuara me popullatë etnike shumëc serbe në kosovë, shkruan Hoti, e pranuan kryeministri Albin Kurti dhe presidentja Vjosa Osmani në tkaimin me Fon der Lajenin para disa ditëve, shkruan Hoti në faqen e tij në Fejsbuk, duke kërkuar demantim nga kryeminsitri dhe presidentja nëse kjo nuk është e vërtetë.

"Nëse kjo nuk ështl e saktë ajo që e tha z. ursulla fon der Lajen, kryeministri dhe presidentja duhet menjëherë ta demantojnë atë. Oshtë obligim i juaji, dilni dhe sqaroni qytetarët", shkroi Hoti.

Në kumtim, deputeti aktual i LDK-së e bashkangjiti linkun drejt lajmit të plotë të Foks njus dhe e ndau pjesën ku Fon der Lajen ceket se e ka përmendur autonominë e serbëve.

Fon der Lajen tha se Serbia de fakto duhet ta njohë Kosovën so shtet të pavarur dhe Kosova të lejojë autonomi të serbëve etnik në veri të Kosovës, ku ata janë shumicë. Kjo në mënyrë efikase do t'i përmbushë obligimet paraprake që Serbia dhe Kosova i negociuan këtë vit, por ka pak shenja se secila nga palët në të vërtetë ka ndër mend t'i përmbushë, citon Hoti një pjesë të raportit të mediumit amerikan. ab/

 

QËNDRONI TË LIDHUR