• e hënë, 23 dhjetor 2024

Honduras ka hapur ambasadë në Kinë pas ndërprerjes së marrëdhënieve me Tajvanin

Honduras ka hapur ambasadë në Kinë pas ndërprerjes së marrëdhënieve me Tajvanin

Pekin, 11 qershor 2023 (MIA) - Honduras hapi sot një ambasadë në Kinë, njoftuan mediat shtetërore kineze.

Ambasada në Pekin u hap nga ministrat e punëve të jashtme të dy vendeve, njoftoi televizioni shtetëror Si-Si TV (CCTV).

Masa vjen pasi Hondurasi ndërpreu lidhjet dekadëshe me Tajvanin në mars dhe vendosi lidhje diplomatike me Kinën. sa/

Foto: Arkivi i MIA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR