• e diel, 22 dhjetor 2024

Holanda po përgatitë objekte për vendosje të 1200 emigrantëve

Holanda po përgatitë objekte për vendosje të 1200 emigrantëve

Hagë, 25 shtator 2023 (MIA) - Me kërkesë të sekretarit shtetëror holandez për drejtësi dhe siguri, Erik Van der Burg, komunat në Holandë filluan të sigurojnë objekte për vendosje shtesë të 1200 refugjatëve.

Siç lajmëroi raportuesi i posaçëm i MIA-s nga Brukseli, Van der Burg në letrën drejtuar autoriteteve lokale theksoi se duhet të ndërmarrin masa, sepse kapacitetet ekzistuese për vendosje të emigrantëve janë pothuajse të mbushura, pasi që qendra kryesore për azil në Holandë në Ter Apel po përballet me valë të vazhdueshme të refugjatëve të rinj, prej të cilëve shumica janë të mitur pa shoqërues.

"Çdo vit, vala ditore e kërkuesve të azilit është më e madhe në shtator, por këtë vit numri i njerëzve që paraqiten brenda ditës në Ter Apel është mbi mesataren", theksoi Van der Burg në letër.

Ai u bëri thirrje komunave të sigurojnë vendosje për rreth 1200 refugjatë në afat sa më të shkurtë, prej të cilëve 550 duhet të jenë për të miturit pa shoqërues.

Agjencia holandeze për azil (COA) kumtoi se tani për tani për ditët e para të kësaj jave ka mjaft vende për vendosje të kërkuesve të rinj të azilit, por se "do të nevojiten edhe më shumë vende në periudhën në vijim".

Problemi me vendosjen e kërkuesve të azilit pritet të jetë një prej temave kryesore për zgjehdjet e parakohshme parlamentare të caktuara për në tetor. Mu mospapjtimet mes partnerëve të koalicionit qeveritar ishin shkaqet për rënie të Qeverisë së deritanishme të djathtë-centriste të kryeministrit Mark Rute. ab/

Foto: МIА Arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR