Holanda planifikon që këtë verë të trajnojë pilotë ukrainas
- Ministrja e Mbrojtjes së Holandës, Kajsa Olongren sot deklaroi se këtë verë do të fillojë trajnimi i pilotëve ukrainas për aeroplanët ushtarak F-16.
- Post By Fami Bajrami
- 20:19, 12 qershor, 2023

Hagë, 12 qershor 2023 (MIA) – Ministrja e Mbrojtjes së Holandës, Kajsa Olongren sot deklaroi se këtë verë do të fillojë trajnimi i pilotëve ukrainas për aeroplanët ushtarak F-16.
“Është hap shumë i rëndësishëm dhe domethënës që do të fillojmë me trajnimin e pilotëve ukrainas të F-16”, ka thënë Olongren.
Ajo shtoi se “superioriteti ajror është thelbësor”.
foto: arkivi i MIA-s