Holanda nga 9 dhjetori vendos kontroll kufitar tokësor
- Holanda do të vendosë kontroll kufitar tokësor nga 9 dhjetori, deklaroi sot zëdhënësi i Ministrisë së Migracionit të Mbretërisë së Bashkuar, cituar nga mediat britanike, duke konfirmuar kështu njoftimin e mëparshëm të agjencisë holandeze ANP.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 17:29, 11 nëntor, 2024
Hagë, 11 nëntor 2024 (MIA) - Holanda do të vendosë kontroll kufitar tokësor nga 9 dhjetori, deklaroi sot zëdhënësi i Ministrisë së Migracionit të Mbretërisë së Bashkuar, cituar nga mediat britanike, duke konfirmuar kështu njoftimin e mëparshëm të agjencisë holandeze ANP.
Kontrollet kufitare, të cilat janë të gjitha me vendet që janë anëtare të zonës Shengen, do të zgjasin për gjashtë muaj - një pjesë e masave më të gjera për të trajtuar migracionin e propozuar nga koalicioni i ekstremit të djathtë të udhëhequr nga Partia Nacionaliste e Lirisë së Gert Vildersit.
Vendimi vjen pas një vendimi të ngjashëm të marrë pak kohë më parë nga qeveria e Gjermanisë fqinje.
Foto: Arkivi i MIA-s