• e mërkurë, 26 qershor 2024

Holanda do të dërgojë një anije ushtarake në Qipro për të ofruar ndihmë për Gazën

Holanda do të dërgojë një anije ushtarake në Qipro për të ofruar ndihmë për Gazën

Amsterdam, 8 nëntor 2023 (MIA) - Holanda organizoi dërgimin e një anije luftarake  në ishullin Qipro në pjesën lindore të Detit Mesdhe, e cila do të përdoret në operacionet për ndihmë humanitare për Rripin e Gazës, njoftoi DPA.

Anija luftarake mund të përdoret edhe për evakuim, deklaroi sot ministri holandez i Mbrojtjes Kaisa Olongren.

Qiproja po përpiqet të sigurojë një korridor detar me një rrjedhë të qëndrueshme të rezervave humanitare në Gazë, ku po zhvillohet konflikti ushtarak midis Izraelit dhe grupit islamik Hamas.

Olongren tha se kjo është një nismë shumë e rëndësishme dhe udhëtoi në Qipro për të diskutuar në këtë drejtim.

Anija ushtarake duhet të lundrojë në mes të nëntorit dhe të mbërrijë në Qipro 10 ditë më vonë. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR