• e premte, 05 korrik 2024

Hju Grant shpërndau shujta për të rriturit në Londër

Hju Grant shpërndau shujta për të rriturit në Londër

Londër, 29 dhjetor 2023 (MIA)- Aktori britanik Hju Grant para disa ditësh befasisht u paraqit në drekën e Krishtlindjeve në Londër ku u shërbeu ushqim banorëve të rritur të komunës së lagjeve Hamersmit dhe Fulam.

"I falënderoj të gjithë që na u bashkuan në drekën e madhe të Krishtlindjeve të këtij viti në "Ejç end Ef", duke përfshirë edhe mysafirin special Hju Grant. Aktori na ndihmoi t'u shërbejmë drekë 500 pleqve këtu që përndryshe do të festonin vetëm Krishtlindjet. Të gjithë ishim shumë të kënaqur që ishte tek ne. Kjo ishte dashuri e vërtetë", deklaroi zëdhënësi i Këshillit të Hamersmitit dhe Fulamit.

Grant (63) u shoqërua me të pranishmit e takimit dhe vullnetarët dhe bënë fotografi me ta. 

Kjo nuk është hera e parë që aktori e tregon qëllimin e tij të mirë. Në fillim të nëntorit, psh., ai i dhuroi 20.000 paund për Xhejms Andersonin për vullnetarizmin për t'u shërbyer mijëra të moshuarve dhe personave me aftësi të kufizuara përmes organizatës së tij bamirëse "Defer". ss/

Foto: Faqja në fejsbuk e Komunës Hamersmit dhe Fulam

 

QËNDRONI TË LIDHUR