• e martë, 24 dhjetor 2024

Hju Grant sërish pati sulm zemërimi gjatë xhirimit

Hju Grant sërish pati sulm zemërimi gjatë xhirimit

Los-Angjelos, 6 mars 2023 (MIA) - Në xhirimin e filmit "Dungeons & Dragons: Honor Among Thieves, aktori britanik, Hju Grant pati "disa sulme zemërimi" dhe atë për shkak të një gruaje e cila rastësisht u gjet në skenën e filmit.

Filmi i shumëpritur po xhirohej në Irlandën Veriore, ndërsa Grant (62) për revistën "Total film" zbulon se nuk është i kënaqur me sjelljen e tij gjatë xhirimit të filmit. Aq më tepër, ai sjelljen e tij të pahijshme e krahasoi me sulmin e kolegut të tij Kristian bejl në xhirimin e filmit "Terminator 4".

"Që ditën e patë humba nervat me një zonjë. Supozova se ajo është punonjëse filmi nga studioja, që duhej ta njihja... Më pas doli se gruaja është një zonjë e jashtëzakonshme, e cila ka shoqëruar një vajzë", tha ai, duke e përshkruar zemërimin e tij.

Përndryshe, kjo nuk është hera e parë që Hju Grant t'i humbë nervat në punë, kështu që njëherë prnaoi se ka "mega-zemërim" së paku një herë në vit. Për shkak të sjelljes së tij të keqe ka bërë pauza nga aktrimi, ndërsa merr edhe gjitnjë e më pak oferta për role.

Filmi i ardhshëm nga rrëfimi "Burgje dhe kulçedra" del më 31 mars dhe në të aktrojnë edhe kris pajn, Mishel Rodrigez, Reze-Zhan Pejxh. ab/

Foto: "Dungeons & Dragons", IMDB.

QËNDRONI TË LIDHUR