Hiqen vendimet për certifikata të obligueshme, vërtetime për imunizim ose kalimin e KOVID-19 gjatë hyrjes në vend

Shkup, 19 prill 2022 (MIA) – Qeveria në seancën e sotme solli vendim për t'i pranuar rekomandimet e Komisionit për Sëmundje Infektuese dhe propozimin e Shtabit kryesor operativ, me të cilin ndalon të vlejë obligimi i shtetasve vendorë dhe të huaj që hyjnë në vendin tonë në vendkalimin kufitar në mënyrë të obligueshme të tregojnë certifikatë për vaksinimin e kryer, certifikatë për KOVID-19 të kaluar në 180 ditët e kaluara, vërtetim mjekësor për PCR test negativ të bërë 72 orë para hyrjes në Maqedoninë e Veriut ose test të shpejtë antigjen negativ të bërë 48 orë para hyrjes në vend.
Siç informoi shërbimi qeveritar për shtyp, në seancën e sotme Qeveria ka sjellë edhe vendim të hiqet edhe masa e izolimit/karantinës shtëpiake në kohëzgjatje prej shtatë ditësh për personat të cilët gjatë hyrjes në vendkalimet kufitare nuk do ta tregojnë njërën prej certifikatave ose vërtetimeve të parapara deri më tani.