• e premte, 05 dhjetor 2025

Hiperi: Vizita e Sijartos në Minsk nuk dërgon sinjal të mirë

Hiperi: Vizita e  Sijartos në Minsk nuk dërgon sinjal të mirë

 Bruksel, 28 tetor 2025 (MIA) - Vizita e ministrit hungarez të Punëve të Jashtme Peter Sijarto në Bjellorusi nuk dërgon sinjal të mirë, deklaroi sot zëdhënësja e Komisionit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politika të Sigurisë Anita Hiper.

 "Na nevojitet unitet kur bëhet fjalë për aktorë siç është Rusia dhe Bjellorusia, të cilat zbatojnë kërcënime hibride ndaj Ukrainës dhe fqinjësisë sonë, dhe kjo (vizitë) nuk dërgon sinjal të mirë", shtoi Hiperi.

 E pyetur për koment të deklaratës të kryekëshilltarit politik të kryeministrit hungarez Viktor Orbanit, Ballah Orban për portalin e Brukselit "Politiko" për formim të mundshëmn të bllokut të vendeve nga BE-ja të cilat janë skeptike ndaj ndihmës së mëtejshme për Ukrainën, të kryesuara nga Budapesti, Praga dhe Bratislava, Hiperi deklaroi se Humgaria javën e kaluar e mbështeti miratimin e pakos së 19-të të sanksioneve ndaj Rusisë.

 "Vendimet për sanksione gjithmonë miratohet njëzëri dhe Hungaria ishte pjesë e saj", tha Hiperi, duke shtuar se mbështetja për Ukrainën është kyçe dhe ndaj janë drejtuar të gjitha përpjekjet e BE-së.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR