• e enjte, 09 janar 2025

Hiperi: Sa më shumë shpenzojmë për mbrojtje, aq më shumë e zvogëlojmë rrezikun

Hiperi: Sa më shumë shpenzojmë për mbrojtje, aq më shumë e zvogëlojmë rrezikun

 Bruksel, 8 janar 2024 (MIA) - Pushtimi rus i Ukrainës ka imponuar nevojën që vendet evropiane të rrisin shpenzimet për mbrojtje, deklaroi sot zëdhënësja e Komisionit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Anita Hiper në lidhje me paralajmërimin nga presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Donald Tramp, që do të kërkojë nga anëtaret e NATO-s të rrisin shpenzimet për mbrojtje në nivel të pesë për qind të PBB-së.

"Ne (BE) nuk kemi një synim të tillë, por ajo që është shumë e qartë kur shikojmë të gjitha kërcënimet nga agresioni rus kundër Ukrainës, kërcënimin që Rusia e përfaqëson për të gjithë ne, është e qartë se Evropa duhet të forcohet. Shpenzimet evropiane kanë arritur nivele rekord, kështu që sa më shumë të shpenzojmë për mbrojtje, aq më shumë e zvogëlojmë rrezikun", tha Hiperi.

Në pyetjen nëse  ndërkaq KE-ja nuk e konsideron se një rritje e shpenzimeve të mbrojtjes në pesë për qind të PBB-së është e tepërt për vendet e BE-së, Hiperi përsëriti se Unioni nuk ka vendosur asnjë qëllim për shpenzimet për mbrojtje dhe nuk do të hyjë në të, sepse mbetet që anëtaret të vendosin vetë për këtë çështje.

 "Jemi dakord që Evropa duhet të rrisë shpenzimet e saj dhe duhet të investojë më shumë në mbrojtje dhe siguri, por gjithashtu një çështje e rëndësishme nuk është se sa para shpenzojmë, por si i shpenzojmë", shtoi Hiperi.

 Foto: Skrinshot

 

QËNDRONI TË LIDHUR