• e premte, 05 dhjetor 2025

Hiper: BE-ja u bëri thirrje të gjitha palëve ta respektojnë Marrëveshjen për mospërhapjen e armëve bërthamore

Hiper: BE-ja u bëri thirrje të gjitha palëve ta respektojnë Marrëveshjen për mospërhapjen e armëve bërthamore

Bruksel, 30 tetor 2025 (MIA) - Bashkimi Evropian gjithmonë u bën thirrje të gjithë nënshkruesve të Marrëveshjes për mospërhapjen e armëve bërthamore që t'i respektojnë angazhimet dhe përgjegjësitë e tyre, deklaroi sot zëdhënësja e Komisionit Evropian të Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Anita Hiper. 

"Megjithatë, bëhet fjalë për Rusinë dhe pritjet tona rreth kësaj janë të vogla", tha Hiperi në përgjigje të pyetjes së gazetarëve në lidhje me qëndrimin e BE-së në lidhje me paralajmërimin e presidentit amerikan Donald Tramp se SHBA-ja do të fillojë testime të reja të armëve bërthamore dhe informacionin nga Moska se është testuar një raketë e re bërthamore lundruese. 

 Hiperi shtoi se apeli i BE-së për respektimin e detyrimeve të Marrëveshjes për mospërhapjen e armëve bërthamore iu referohet të gjithëve, por se rastet e SHBA-së dhe Rusisë "nuk duhet të vendosen në të njëjtën shportë". 

Sipas Hiperit, testimi i një rakete të re bërthamore nga ana e Rusisë, nëse informacionet e tilla janë të vërtetë, nuk paraqet hap në drejtimin e duhur, veçanërisht në kohën kur vendi po udhëheq një luftë të paligjshme, të pajustifikuar dhe të paprovokuar në Ukrainë. 

"Me këtë, në vend që të zgjedhë paqen, Rusia përsëri vazhdon me përshkallëzimin e situatës përmes veprimeve dhe retorikës së saj", deklaroi Hiperi. 

Në pyetjen shtesë nëse KE-ja konsideron se një raketë të tillë ruse përfaqëson kërcënim për BE-në, Hiperi u përgjigj se Rusia "në tërësi paraqet kërcënim për sigurinë evropiane". rq/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR