• e diel, 22 dhjetor 2024

Hill: Ndjej përparim, më i rëndësishëm është fakti se Prishtina duhet ta formojë AKS-në

Hill: Ndjej përparim, më i rëndësishëm është fakti se Prishtina duhet ta formojë AKS-në

Preshevë, 29 mars 2023 (MIA) - Ambasadori amerikan në Serbi, Kristofer Hill, mbrëmë në Preshevë deklaroi se ndjen përparim në dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës dhe se sipas tij "një prej elementeve më të rëndësishme të tërë kësaj është fakti që Prishtina duhet ta formojë Asociacionin e komunave serbe", transmetoi Beta.

"Gjithsesi se ka edhe gjëra tët jera që Prishtina duhet t'i bëjë, por mendoj se e tërë kjo çon drejt një situate më të mirë me Bashkimin Evropian dhe në të vërtetë kjo mund të shihet si marrëveshje mes Prishtinës dhe Brukselit", tha Hill dhe shtoi se "e njejta mund të thuhet edhe për palën serbe".

Ambasadori shtoi se beson se përfaqësuesit e Brukselit kanë "meritë të madhe" për këtë marrëveshje.

"Zotëri Lajçak, posaçërisht zotëri Borel, i cili 'shpenzoi' 12 orë të gjata derisa kishte shumë punë tët jera të rëndësishme lidhur me Ukrainën, merrej me problemet e Serbisë dhe Kosovës", tha Hill në deklaratën për gazetarë pas tkaimit me kryetarin e Komunës së Preshevës, Shqipërim Arifi.

Hill, gjithashtu, tha se është e qartë "se SHBA-ja  absolutisht 100 për qind e mbështetë atë që BE-ja dëshiron ta bëjë", transmetoi Beta.

Ai theksoi se SHBA-ja, edhe pse nuk është palë në dialog, e konsideron veten si pjesë të atij procesi dhe do të vazhdojë të angazhohet në të. ab/

QËNDRONI TË LIDHUR