• e mërkurë, 03 korrik 2024

Hill: E mbështesim "Ballkanin e Hapur", në rajon ende ekziston mosbesimi

Hill: E mbështesim

Beograd, 9 shkurt 2023 (MIA) - Ambasadori amerikan në Beograd, Kristofer Hill, deklaroi se vendet nga rajoni i Ballkanit duhet të kenë modele të bashkëpunimit, duke cekur se projekti "Ballkani i Hapur" është mjaft pozitiv.

"Më pëlqen që ishte zhvilluar këtu në Ballkan, nuk ishte imponuar nga jashtë. Ne e mbështesim si edhe projektet e tjera për integrim rajonal", tha Hill për RTS, transmetoi Beta.

Në pyetjen se cilat sfida të tjera mbesin me integrim jo të plotë ekonomik, ai deklaroi se "dukshë ka sfoda politike - probleme të trashëguara dhe mosbesim".

"Do të thosha se këtu ka shumë trashëgimi historike, më shumë se që nevojitet, duhet të gjejmë mënyrë që ta tejkalojmë", theksoi Hill. ab/

 
 

QËNDRONI TË LIDHUR