Hill: Është e nevojshme që Serbia të harmonizohet me BE-në për sanksionet ndaj Rusisë
- Është e domosdoshme që Serbia, e cila është në rrugën evropiane, të harmonizohet me politikat e Bashkimit Evropian (BE) në lidhje me sanksionet ndaj Rusisë, deklaroi sot ambasadori amerikan në Serbi, Kristofer Hill.
- Post By Sara Ademi
- 16:47, 9 mars, 2023
Beograd, 9 mars 2023 (MIA) - Është e domosdoshme që Serbia, e cila është në rrugën evropiane, të harmonizohet me politikat e Bashkimit Evropian (BE) në lidhje me sanksionet ndaj Rusisë, deklaroi sot ambasadori amerikan në Serbi, Kristofer Hill.
"Unë asnjëherë nuk do ta përdor fjalën Serbia "duhet", por ajo që e them është, duke e marrë parasysh se Serbia është në rrugën evropiane dhe të gjithë e dimë se ajo është rruga drejt BE-së dhe duhet më herët ose më vonë të arrijë atje, është e domosdoshme të harmonizohet me politikën e atij Unioni", tha ambasadori.
Hill u tha gazetarëve në Beograd se është e domosdoshme, nëse Serbia duhet të gëlltisë një pilulë të hidhur, është mirë që ta bëjë menjëherë.
"Duke e marrë parasysh atë që pothuajse të gjitha vendet në Evropë e kuptuan se Rusisë nuk mund t'i lejohet të bëjë gjëra të tilla si ajo që po i bën fqinjit të saj (Ukrainës), presim që Serbia, gjithashtu të përfshihet në bashkësinë e popujve (BE) që e kuptuan atë me kohë", tha ai. sa/