• e hënë, 23 dhjetor 2024

Hidhet në ajër diga Kakhovka në Ukrainën Jugore

Hidhet në ajër diga Kakhovka në Ukrainën Jugore

Kiev, 6 qershor 2023 (MIA) - Diga masive Kakhovka, nga koha e Bashkimit Sovjetik, që ndodhet në Ukrainën Jugore ndërsa që është nën kontrollin e Rusisë, dje u hodh në ajër, duke i vërshuar rajonet përreth, njoftuan mediat britanike, duke iu referuar burimeve të të dyja palëve.

Video të pakonfirmuara në rrjetet sociale tregojnë për një seri shpërthimesh intensive rreth digës Kakhovka. Një video tjetër tregon se si rrjedh uji nëpër mbetjet e digës.

Diga e lartë 30 metra dhe e gjatë 3,2 kilometra është ndërtuar në vitin 1956 në lumin Dnjepër, si pjesë e hidrocentralit Kakhovka.

E përmban një rezervuar që e furnizon me ujë gadishullin e Krimesë, që Rusia e anektoi në vitin 2014 dhe centralin bërthamor Zaporozhje, që, gjithashtu është nën kontrollin e rusëve.

Ushtria ukrainase kumtoi se forcat ruse e kanë rrënuar digën.

Akoma nuk ekziston "rrezik kritik" për centralin bërthamor Zaporozhje për shkak të rrënimit të digës Kakhovka, kumtoi mbrëmë agjencia ruse Tass, duke e cituar një përfaqësues zyrtar në rajonin Zaporozhje, që mbështetet nga Moska.

QËNDRONI TË LIDHUR