• e hënë, 23 dhjetor 2024

Hezbollahu u paguan kompensim njerëzve të prekur nga zjarri me Izraelin përgjatë kufirit libanezo-izraelit

Hezbollahu u paguan kompensim njerëzve të prekur nga zjarri me Izraelin përgjatë kufirit libanezo-izraelit

Bejrut, 28 nëntor 2023 (MIA) - Lëvizja shiite libaneze "Hezbollah" kumtoi se ka filluar të paguajë kompensim për fermerët dhe njerëzit e tjerë, pronat e të cilëve u dëmtuan në përleshjet dhe zjarret me Izraelin përgjatë kufirit libanezo-izraelit, njoftoi DPA.

Deklaratë për këtë dha Hasan Fadlala, deputet nga blloku Hezbollah në parlamentin libanez. Deklarata u bë gjatë përkujtimit të një luftëtari të Hezbollahut të vrarë në zjarrin izraelit.

Deputeti tha se përfaqësues të Hezbollahut momentatlisht janë duke vizituar fshatrat dhe qytetet përgjatë vijës së frontit për të vlerësuar dëmet.

Një burim nga Hezbollahur deklaroi për DPA-në se lëvizja ka filluar të paguajë kompensim për njerëzit që "humbën bagëtinë për shkak të granatimeve izraelite, të cilët humbën ullishtat dhe shtëpitë e të cilëve u dëmtuan materialisht, kryesisht në zonat që ndodhen pranë kufirit të Libanit me Izraelin".

Lëvizja Hezbollah, e mbështetur nga Irani, ka ndërtuar një sistem shërbimesh shëndetësore dhe sociale që synojnë kryesisht mbështetësit e saj.

Që nga fillimi i luftës midis lëvizjes islamike palestineze Hamas dhe Izraelit në tetor, ka pasur përleshje të shpeshta midis luftëtarëve të Hezbollahut dhe Izraelit përgjatë kufirit libanezo-izraelit. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR