Hezbollahu përsërit se nuk do të dorëzojë armët e tij derisa Izraeli të tërhiqet nga Libani jugor
- Zyrtari i Hezbollahut, Vafik Safa, tha sot se grupi militant i mbështetur nga Irani refuzon kategorikisht të diskutojë për dorëzimin e armëve në ushtrinë libaneze, nëse Izraeli nuk tërhiqet plotësisht nga Libani jugor dhe nuk ndërpret "agresionin" e tij.
- Post By Sara Ademi
- 21:05, 18 prill, 2025

Bejrut, 18 prill 2025 (MIA) - Zyrtari i Hezbollahut, Vafik Safa, tha sot se grupi militant i mbështetur nga Irani refuzon kategorikisht të diskutojë për dorëzimin e armëve në ushtrinë libaneze, nëse Izraeli nuk tërhiqet plotësisht nga Libani jugor dhe nuk ndërpret "agresionin" e tij.
"Nuk bëhet fjalë për çarmatim. Ajo që tha presidenti (i Libanit, Xhozef Aun) në fjalimin e tij inaugurues është një strategji mbrojtëse," tha Safa në një intervistë për radio stacionin Al Nur të Hezbollahut, raportoi Al Xhezira.
Safa tha se Hezbollahu ia përcolli qëndrimin e tij Aun-it, i cili tha të martën se dëshiron që viti 2025 të jetë viti në të cilin vetëm shteti ka armë në Liban. sa/
foto: Arkivi i MIA-s