• e martë, 24 dhjetor 2024

Hezbollahu nuk do të hakmerret ndaj Izraelit derisa zgjasin negociatat për armëpushim në Gazë

Hezbollahu nuk do të hakmerret ndaj Izraelit derisa zgjasin negociatat për armëpushim në Gazë

Jerusalem, 16 gusht 2024 (MIA) - Lëvizja Hezbollah e Libanit nuk do të hakmerret ndaj Izraelit për vrasjen e komandantit të saj ushtarak përderisa bisedimet për armëpushim dhe lirimin e pengjeve në Gazë vazhdojnë në mënyrë që të mos sabotohen shanset për një marrëveshje, deklaroi një burim anonim i afërt me Organizatën libaneze proiraniane, njofton Beta.

"Mund të themi se Hezbollahu nuk do të fillojë operacion për hakmarrje gjatë bisedimeve në Katar sepse ne nuk duam të jemi përgjegjës për prishjen e negociatave dhe një marrëveshje të mundshme". Hakmarrja mund të presë, nuk është e menjëhershme dhe e kufizuar në kohë", thotë ky burim anonim.

Hezbollahu ka kërcënuar se do të hakmerret për vrasjen e komandantit izraelit, Fuad Shukr në Bejrut në korrik, bëjnë të ditur mediat izraelite.

Ndërmjetësuesit ndërkombëtar dje mbajtën një raund të ri bisedimesh me qëllim ndalimin e luftës midis Izraelit dhe Hamasit dhe të sigurojnë lirimin e dhjetëra pengjeve.

Përfaqësues të SHBA-së, Katarit dhe Egjiptit u takuan me delegacionin izraelit në Doha të Katarit.

Hamasi nuk ka marrë pjesë drejtpërdrejt në bisedime, sepse ka akuzuar Izraelin për shtimin e kërkesave të reja mbi një propozim të mëparshëm të mbështetur nga SHBA-ja dhe bashkësia ndërkombëtare të cilën organizata në parim e pranoi. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR