Hezbollahu në probleme financiare
- Hezbollahu ka njoftuar pronarët e shtëpive në lagjen Dahije në jug të Bejrutit se po ngrin pagesën e kompensimit për riparimet e shtëpive të dëmtuara ose të shkatërruara gjatë luftës me Izraelin në tetor dhe nëntor të vitit të kaluar, raporton gazeta saudite "Ashark al-Avsat”.
- Post By Fami Bajrami
- 10:51, 2 korrik, 2025
Bejrut, 2 qershor 2025 (MIA) – Hezbollahu ka njoftuar pronarët e shtëpive në lagjen Dahije në jug të Bejrutit se po ngrin pagesën e kompensimit për riparimet e shtëpive të dëmtuara ose të shkatërruara gjatë luftës me Izraelin në tetor dhe nëntor të vitit të kaluar, raporton gazeta saudite "Ashark al-Avsat”.
Sipas gazetës, ndërprerja e financimit është pasojë e mungesës së parave të gatshme që prek Hezbollahun, pa asnjë tregues të qartë nëse ose kur grupi do të vazhdojë me pagesat, transmeton "Tajms of Israel".
Gazeta saudite nuk ka precizuar shkakun e problemeve financiare të Hezbollahut.
Javën e kaluar, gazeta "Al- Xhadid" publikoi se vrasja e Said Izadit, komandant i forcave Kuds dhe shef i njësisë përgjegjëse për drejtimin e fondeve iraniane në Liban të ndikojë në mbështetjen financiare për Hezbollahun dhe aftësinë e tij për të paguar për rindërtimin e Dahijes.
Kjo zonë me popullsi të dendur, një bastion i Hezbollahut u godit nga një fushatë ajrore intensive izraelite gjatë disa javësh vitin e kaluar, si pjesë e një operacioni ushtarak që synonte shpërbërjen e Hezbollahut, pas gati një viti sulmesh të përditshëm me raketa dhe dronë.
Në të kaluarën, Hezbollahu ka përdorur pagesa dhe forma të tjera të ndihmës0 për të fituar popullaritet midis shiitëve libanezë.
Foto: arkivi i MIA-s