• e premte, 22 nëntor 2024

Hezbollahu me reagim për përvjetorin e parë të sulmit të Hamasit: Në rajon nuk ka vend për Izraelin

Hezbollahu me reagim për përvjetorin e parë të sulmit të Hamasit: Në rajon nuk ka vend për Izraelin

 Bejrut, 7 tetor 2024 (MIA) - Hezbollahu përmes një njoftimi është përqendruar  në përvjetorin e parë të sulmit të Hamasit ndaj Izraelit, në të cilin edhe njëherë e shprehu besimin e tij në aftësinë e tyre për të "refuzuar agresionin izraelit" dhe u zotua se do ta vazhdojë luftën.

 Grupi i armatosur, selia e të cilit është në Liban, është aleat me Hamasin, ndërsa dy organizata militante mbështeten dhe financohen nga Irani. 

 Hezbollahu i përshkroi ngjarjet e 7 tetorit si "heroike", duke theksuar se ata do të kenë efekt "historik" në rajon. 

 Lëvizja në njoftim shtoi se për Izraelin "nuk ka vend" në rajon dhe se ai "duhet hequr, pa marrë parasysh sa kohë duhet".

 I akuzoi "SHBA-në dhe aleatët e saj" për dhunë në Gazë dhe Liban, që pasoi me sulmet e Hamasit. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR